Pasditen e sotme u publikua videoja ku shihej qartë se si kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla bënte namin duke thithur kokainë në një ambient publik. Jo vetëm kaq, por kur dolën imazhet, ai i mohoi pamjet duke thënë se nuk ishte ai.
“Video është e montuar. Po më sulmojnë politikisht”, tha Lefter Alla ditën e sotme.
Mirëpo, kush është Lefter Alla dhe cila është CV-a e tij?
Sipas ABC news ai është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin e mësuesit e ka ushtruar shumë pak. Duhet thënë se CV-a e Allës lë shumë për të dëshiruar, madje shumë e vobektë. Më tutje, thuhet se ai ka dhënë mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë në periudhën 89-90 dhe në vitet e vështira 96-98 në 8 vjeçaren e Bulqizës.
Ndërkohë, më pas theksohet se prej 17 vitesh rresht, Lefter Alla ka qenë në krye të një kompanie në fushën minerare.
Një detaj që nuk duhet harruar është se tetorin e shkuar Policia arrestoi në Tiranë, djalin e Lefter Allës, shtetasin Enio Alla, 19 vjeç, pasi u kap me 5.2 gram kanabis.