Zhdukja e mistershme e kapitenit turk në Shëngjin, Klodiana Lala zbulon se çfarë po ndodh me jahtin super luksoz

0
271

Prokuroria shqiptare i kthen pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhdukjes së kapiteni turk Sezgin Yavuz në fund të verës në brigjet e Shëngjinit.

Sipas Klodiana Lalës, Jahti iu rikthye pronarit pas disa kërkesave të biznesmenit turk.

Kujtojmë se Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Me gjithë disa muaj hetime nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e kapitenit Yavuz. Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here