Dëbimi i dy diplomatëve, pas DASH vjen reagimi i ambasadës amerikane: Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike si maskim për të komplotuar sulme terroriste

0
259

Pas vendimit për dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë, ka reaguar Ambasada Amerikane, duke publikuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ka përgëzuar qeverinë shqiptare. 

Ja postimi i ambasades amerikane:

“Ne përgëzojmë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë iranianë. Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe përgjuar iranianët që jetojnë jashtë vendit të tyre.” – Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here