Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga qelia Ergys Kolaverin, i dyshuar për atentatin në burgun e Vaqarrit, në qershor 2016.
Apeli ka pranuar kërkesën për shuarje të masës së sigurisë për shkak të kalimit të afatit të paraburgimit.
Masa e re për Kolaverin është “arrest shtëpie” dhe tashmë do të mbikqyret nga policia dhe do të mbajë byzylyk elektronik.
Kolaveri ka qenë i dënuar me 20 vjet burg në nënor 2017 nga Krimet e Rënda. Ky dënim është prishur nga Apeli i Krimeve në mars 2018, i cili e kaloi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Tiranës.