U la i lirë për shkak të kalimit të afatit të paraburgimit, Ergys Kolaveri do të mbikqyret nga Policia me metodën më speciale

0
336

Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga qelia Ergys Kolaverin, i dyshuar për atentatin në burgun e Vaqarrit, në qershor 2016.

Apeli ka pranuar kërkesën për shuarje të masës së sigurisë për shkak të kalimit të afatit të paraburgimit.

Masa e re për Kolaverin është “arrest shtëpie” dhe tashmë do të mbikqyret nga policia dhe do të mbajë byzylyk elektronik.

Kolaveri ka qenë i dënuar me 20 vjet burg në nënor 2017 nga Krimet e Rënda. Ky dënim është prishur nga Apeli i Krimeve në mars 2018, i cili e kaloi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here