Një përplasje me armë zjarri është regjistruar gjatë natës në Elbasan, ku për pasojë një i ri ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Burimet bënë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur 22-vjeçari me inicialet K.P., i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Të njëjtat burime pohojnë se ka qenë një makinë në lëvizje, e cila ka hapur zjarr ndaj të riut, duke e lënë atë të plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e konfliktit në fjalë, ndërsa policia po heton dhe ndodhet në vendin e ngjarjes.