“Ishe sinjal i fortë se diçka vërtetë ekstreme po gatuhej”, Hide nxjerr detajet e forta pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria

0
298

Profesori për marrëdhënie ndërkombëtare, Endri Hide ka komentuar dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë. Profesori shprehet se ky largim kishte një sinjal të fortë për sigurinë tonë kombëtare.

“Kemi të bëjmë me një sërë vendimesh nga Shqipëria, përfshirë edhe largimin e kreut diplomatik të Iranit. Ky është një sinjal i fortë se diçka vërtetë ekstreme po gatuhej për sigurinë kombëtare. Ky vendim i dytë vjen edhe si një pasojë që e kishim paralajmëruar e vendosjes së Shqipërisë në një vend në rrezik, sepse ne kemi mirëpritur një numër mbi 3 mijë muxhahedinë”.- tha Hide për A2.

Më tej, ai zbuloi se autoritetet shqiptare kanë marrë informacione edhe nga vetë MEK-u.

“Shqipëria është një vend i vogël, diplomatikisht, ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe financiarisht. Shqipëria hyn të fuqitë e vogla. Shqipëria nuk pretendon dot të luajë rol në Lindjen e Mesme, por ka reaguar ndaj një kërkese zyrtare të SHBA nëpërmjet OKB-së dhe UNHCR, vetëm për premisa humanitare. Por ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kemi komponentët tanë të sigurisë. Madje, shpesh herë, ka pasur informacione që janë përcjellë nga autoritetet tona nga vetë MEK-u, nga pjesëtarët që bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shqiptare”,- u shpreh Hide.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here