Reforma Zgjedhore/ Grida Duma del kundër Lulzim Bashës

0
254

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se reforma zgjedhore nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral.

“Reforma nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Propozimet për kodin zgjedhor janë të domosdoshme. Bërja me dije strukturave, apo qytetarëve, është një proces i domosdoshëm. Kam menduar dhe mendoj se reforma zgjedhore nuk mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral.

Liria e votës së lirë nuk është vetëm potencë në letër. Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca. Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca. A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive?

Jo! E dinë të gjithë shqiptarët. Problemi në Shqipëri është se politika duket sikur punon për politikën, por ajo punon për ekonominë. Nëse nuk e çojmë ujin tek konkurrenca, te përfshirja në politikë, kjo e bën shoqërinë që të motivohet dhe të prodhojë. Të prodhojnë në politikë dhe në ekonomi më pas.

Zhdukja e konkurrencën në çdo qelizë, është duke varfëruar Shqipërinë”, tha Grida Duma në News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here