Grabitja spektakolare e miliona eurove në Rinas, njëri prej të arrestuarve refuzon analizën e ADN-së, ka një kusht për pranimin e saj

0
279

38-vjeçari Oltion Veseli, i akuzuar si një ndër grabitësit e Rinasit, ka refuzuar të japë materialet biologjikë për ADN-në.

Mësohet si ai kërkon të dijë rezultatet e analizës së parë.

Më herët Veseli ka mohuar të jetë përfshirë në grabitjen e miliona eurove, ndërkohë që pretendon se Gjykata e dënoi në mungesë të provave dhe fakteve

Në 9 prill të këtij viti, një grup hajdutësh të maskuar hynë si oficerë të ”Hetimit Tatimor” dhe arritën të grabisnin 6.5 milionë € nga çantat që po transportoheshin në aeroportin e Rinasit.

Nga kjo grabitje spektakolare, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit Admir Murataj. Hetimet e hollësishme dhe intensive çuan në arrestimin e 7 personave: Hasan Kanaçi (punonjës në aeroport), Renaldo Sula, Sajmir Çela. Alkond Begasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.

Ndërsa në kërkim nga autoritetet janë shpallur Klement Çala, i akuzuar si organizator i super-grabitjes, Eldi Çala dhe Talo Çela.

Deri tani, policia kishte gjetur 100 mijë € të grabitura në Rinas nga ish-punonjësi Hasan Kanaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here