Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar hyrjen e ministri të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif për t’iu drejtuar Kombeve të Bashkuara në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani. Soleimani u vra nga një sulm me drone nga SHBA në janar, sulm ky i ndërmarrë me autorizimin e Presidentit Donald Trump.
Një zyrtar i administratës Trump njoftoi të hënën Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Gutteres, se Zarif nuk do të lejohej në SHBA të marrë pjesë në një takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të planifikuar për 9 janar.
Ndërkaq, vendimi nuk është komentuar më tej nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit apo Shtëpia e Bardhë.
Përmes një postimi në Tëitter ditën e djeshme, Zarif u shpreh se:
“Ndërsa SH.B.A. tregon përçmim të plotë për Kartën e OKB dhe me aventurizmin e saj katastrofik inkurajon ekstremizmin dhe terrorin, nesër ne do të presim Forumin e Dialogut në Teheran dhe të diskutojmë mbi mënyrat e arritjes së sigurisë rajonale, përfshirë Hormuz Peace Endeavor.”
Zarif është përballur me kufizime të vizitave të tij në SH.B.A. edhe më herët. Një tjetër rast është ai i shtatorit të 2019-ës, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po zhvillonte mbledhjen e saj vjetore. Në këtë perjudhë, Zarifit iu mohua leja për të vizituar një mik që po vinte në një spital afër Nju Jorkut.