Festivali i Këngës në RTSH këtë vit nuk përcolli atë që është pohuar nga shumë krijues, të ishte një festë e këngës. Arilena Ara me këngën “Shaj” fitoi Festivalin e 58 në RTSH, por ky edicion u shoqërua me debate dhe polemika të shumta, që kanë vazhduar gjatë edhe në rrjetet sociale. Shumë veta e shihnin këngëtaren Elvana Gjata si fituese.
Për këtë situatë ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu shkruan se vendimi për të fituar Arilena ishte mëse i drejtë pasi sipas tij për herë të parë shqiptarët do të jenë krenarë me këngëtaren që do t’i përfaqësojë Eurovizion.
Kreshnik Spahiu shkruan:
“Arilena dhe Elvana ndryshojnë si Dielli dhe Hana.
Për herë të parë në EuroSong rraca shqiptare do të jetë krenare me shkëlqimin, sharmin, tingullin, zërin dhe magjinë e një shqipe që do fluturoj mbi qiellin Europian.
Model perfekt i rinisë, i femrës dhe i artit modern”