Dosja kundër Lulzim Bashës mbërrin në gjykatë, zyrtarisht i pandehur për falsifikim, kush janë zyrtarët e tjerë të vënë nën akuzë

0
376

Dosja kundër Lulzim Bashës mbërrin në gjykatë, i pandehur për falsifikim, nën akuza edhe financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi dhe Ish-sekretari e Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

Hetimi për zyrtarët e PD pasi nuk deklaruan shpenzimet 650 mijë $ në KQZ. 

Dosja solli përplasje mes prokurorëve të Tiranës, pasi Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako kanë qenë dakord dhe vendosën për mbyllje hetimesh, por kolegu i tyre Kole Hysenaj ka qenë kundër, duke kërkuar zgjatje të afateve hetimore.

Megjithatë vendimi është marrë  2 me 1 dhe tashmë dosja është dërguar në gjykatë, ku pritet që të caktohet trupa që do ta gjykojë liderin demokrat së bashku me Ristanin dhe Dervishin. Hetimi financiar për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, çoi në bankën e akuzës liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financierin e kësaj force politike Ilir Dervishi.

Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumuës prej 650 mijë dollarësh të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa u pushuan hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Pagesa totale prej 675 mijë dollarësh, e bërë për llogari të PD-së drejt kompanisë lobuese në SHBA, ka shërbyer për disa takime dhe foto me zyrtarë të lartë amerikanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here