Greqia hap hetim për vrasje të qëllimshme të ekstremistit minoritar në Bularat, Kostandin Kacifas.
Media greke “Zougla” shkruan se Prokurori Publik Konstantinos Simitzoglou ka ngritur një çështje penale për vrasjen e tij, ndërsa një oficer i mjekësisë ligjore do të thirret për të identifikuar “autorët e panjohur” në radhët e forcave të policisë shqiptare që qëlluan në drejtim të tij.
Prokurori grek Simitzoglou kishte marrë një urdhër nga Shefi i Prokurorisë Publike Vangelis Ioannides për të hetuar rrethanat e vdekjes së Konstantinos Katsifas pasi kishte marrë dëshmi dhe prova të dërguara nga Prokurori hetues nga Shqipëria.
Gjithashtu, prokurori grek ka marrë dëshmi nga anëtarët e familjes së tij, si dhe prova nga këshilltari tekniko-ligjor i familjes.