“Mezi pres që të vendosin për vendin që ndërtimet të fillojnë sa më shpejt”, Erdogan jep lajmin e shumëpritur

0
309

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka pohuar se maksimumi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, do të zgjasë deri në një vit. Erdogan u shpreh se një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale.

“Sa i përket ndërtimeve të banesave kanë filluar punimet atje. Të gjitha ekipet i kemi andej. Jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri. Mezi pres që të vendosin për vendin e ndërtimeve që të fillojnë sa më shpejtë. Një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale. Ministri më tha që për 6 muaj është e kryer, por unë them brenda ose maksimumi për një vit kryhen ndërtimet. Për shkak të ftohtësisë së dimrit kemi vendosur që të ngremë edhe çadra speciale për dimër, i kemi dhënë urdhër gjysmëhënës së Turqisë e më pas ushtria do i dërgojë që të ndihmojmë popullin që janë pa shtëpi”, deklaroi para gazetarëve Erdogan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here