“Unë më mirë shkoj në arkivol sesa në hotel”, banorët e prekur nga tërmeti nuk pranojnë të lënë çadrat, Rama përpiqet t’i bindë

0
273

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, Thumanë, e Krujë kanë nisur prej dje që të akomodohen nga autoritetet shtetërore në hotele luksoze.

Mirëpo, përpos insistimit të vetë kryeministrit Rama dhe autoriteteve shtetërore, banorët nuk pranojnë të lënë çadrat sepse nuk kanë besim të siguria e hoteleve, por dhe nuk duan të lënë atë çfarë ka mbetur nga banesat e dëmtuara sepse kanë frikën e hajdutëve.

“Unë më mirë shkoj në arkivol sesa në hotel. Çdo kërkoj në katin e 11 të hotelit. Vajta sot se kam një njeri invalid në shtëpi, shkova vetëm prej atij”, i ka thënë një prej banorëve Ramës. Ndërkohë, kryeministri ka insistuar që ata të zhvendosen që nesër në hotele pasi ato janë të kontrolluara dhe mund t’i rezistojnë edhe një tërmeti të ngjashëm si ai i 26 nëntorit, nëse ndodh sigurisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here