A mund të qëndrojë Besnik Muçi pas shkarkimit nga KPA? Numri dy i PS bën deklaratën e fortë: Si mund të jesh anëtar i Kushtetuese kur je pezulluar nga Vettingu?

0
259

Gjatë një prononcimi për mediat numri 2 i PS, Taulan Balla u pyet në lidhje me shkarkimin e Besnik Muçit dhe deklaratën e tij të bujshme që ai tha se nuk e lëshon karrigen si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pasi e ka dekretuar Presidenti Ilir Meta.

Balla u shpreh i prerë që asnjë përfaqësues i PS nuk i komenton vendime të tilla, por njëherazi theksoi se nuk mund të qëndrojë askush në detyrë kur është shkarkuar nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

“Se pari asnjë përfaqësues i PS, nuk ka komentuar dhe nuk komenton kurrë vendimet e dy niveleve të Vetting-ut. Vendimet e komisionit të vlerësimit janë të autoriteteve kushtetuese dhe nuk mund të kenë asnjë lloj atakim politik. Politika boll ka mbajtur peng reformën në drejtësi dhe politikanët duhet të heshtin me procesin e pastrimit të drejtësisë. Në këtë kontekst dua të them që ne nuk i komentojnë vendimet e Vettingut, ato janë të zbatueshme. Ne e dimë që vendimi i KPK të pezullon nga detyra dhe kur ku vend është marrë nga KPA është i detyrueshëm për tu zbatuar. Si mund të jesh gjyqtar kur je i shkarkuar nga vetting-u, por kjo është çështje u takon institucioneve”, u shpreh ndër të tjera Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here