“Më ka ndodhur diçka e keqe”, Klodiana Lala nxjerr argumentin e fortë të Prokurorisë për biznesmenin Arbër Çekajn dhe zbulon bisedën urgjente me shtetasin spanjoll

0
396

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga seanca e sotme gjyqësore për biznesmenin Arbër Çekaj.

Biseda me një shtetas spanjoll ka qenë argumenti i fortë që është paraqitur sot nga organi i akuzës për biznesmenin Arbër Çekaj i arrestuar për trafikimin e 613 kg kokainë, gjetur në kontejnerët me banane.

Ne seancën e sotme gjyqësore, ku kërkoi 48 vite burg në total për tre të arrestuarit, prokuroria për Krime të Rënda paraqiti si provë të fortë ndaj biznesmenit Çekaj, për të cilin kërkoi dënimin m 21 vite burg, bisedën e rikuperuar nga kompjuteri e “Ari Garden” në Maminas. Referuar burimeve, Gazetarja Klodiana Lala tha se biseda në fjalë i përket prillit 2015, kur Arbër Çekaj fblet me një shtetas spanjoll.

Çekaj: Më ka ndodhur diçka e keqe. S’më lanë të kthehem.

Spanjolli: E di, e di. Je pa faj.

Sipas prokurorisë, në këtë periudhë në Ekuador është bllokuar një sasi e madhe kokaine, në trafikimin e së cilës dyshohet të ketë qenë i përfshirë Arbër Cekaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. Gazetarja Klodiana Lala tha se dënimi do të ulet në 14 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite. Sakaq, për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here