Një zyrtar i lartë i marinës amerikane tha se objektivi i forcës prej 355-luftanijesh po merret përsëri në konsideratë pasi me fondet aktuale mund të arrihet vetëm 310.
“Pa rritje të shpenzimeve për ndërtimin e anijeve sipas parashikimit pesë-vjeçar të buxhetit mund të arrijmë në 305 deri në 310 luftanije — të plotësuara si duhet me ekuipazh, mirëmbajtje dhe pajisje,” tha kreu i marinës Admiral Robert Burke. Megjithëse një flotë me 355-anije do të ishte shumë e mirë për ne, është shumë e rëndësishme të kemi kapacitet të plotë të mjeteve për përballjen me sfidat, shtoi ai. Për momentin flota amerikane ka 290 luftanije dhe do të arrijë në 300 në vjeshtë, por ajo përballet me problemin e mirëmbajtjes së tyre në gjendje të mirë me buxhetet në rënie. Vetëm rreth 30 për qind e luftanijeve mund të dalin nga portet pas riparimeve, ndërsa gjashtë nga 11 aeroplanmbajtëset e SHBA janë në porte për mirëmbajtje.