I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se PD nuk është gati për zgjedhje të parakohshme, edhe pse kreu i partisë, Lulzim Basha ka kërkuar vazhdimisht të zhvillohen, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike.
“Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë në prag dhe duke qenë në prag, partia duhet të jetë në gjendje për t’u përballur, a është PD-ja në lartësinë e duhur? Unë mendoj se jo, ka nevojë për t’u përgatitur më mirë. PD-ja zgjedhjet e parakohshme i ka kërkuar, pasi mendon se është e vetmja mënyrë që vendi të dalë nga kriza. Kriza politikisht zgjidhet me zgjedhje. PD-ja ka punuar dhe luftuar që të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Ristani