Basha kujtohet pas disa orësh për banorët e Astirit: Rama kishte një skenar, synonte gjakderdhjen!

0
315

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shkuar në Spitalin e Traumës ku ndodhen të plagosurit e Astirit pas përplasjeve me policinë. Basha foli për një skenar të qeverisë, i cili synon gjakderdhje. Basha premtoi se PD do kompensoi banorët me vlerën e tregut.

Gjithashtu Basha theksoi se ata që urdhëruan këtë krim kundër qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi.

“Një goditje e planifikuar nga Edi Rama. Ky është një skenar i përgatitur që të çonte drejt konfrontimit qytetarët, të çonte drejt gjakderdhjes. Gjithçka vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga skandali.

Ky është një projekt-vjedhje me kompani fantazëm. Edi Rama është i vendosur për ta çuar këtë projekt-vjedhje deri në fund. Ky është një krim kundër qytetarëve, kundër banesave të tyre.

Paralajmëroj gjithësecilin se do mbajnë përgjegjësi para ligjit, duke filluar nga urdhëruesit, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Qytetarët të mos bien pre e provokimeve që synojnë gjakderdhjen.

Çdo cm do të kompensohen me vlerën e tregut, sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet“, – tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here