Qeveria serbe do të marrë hua 580 milionë euro për financimin e një sistemi metrojë në kryeqytetin Beograd. Sipas draftit të buxhetit të dorëzuar në parlamentin serb për vitin 2020, plani parashikon marrjen hua të 80 milionë euro fillimisht nga qeveria franceze dhe 500 milionë të tjera nga korporata të huaja investimi, banka ose fonde financiare. Në korrik qeveria franceze njoftoi mbështetjen për nderimin e metrosë së Beogradit me pikëpamje për mbulimin e kostove të plota të fazës së parë.
I gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 4 miliardë euro dhe është një nga projektet më të madhe infrastrukturore në Evropën juglindore. Sipas projektit rrejti i metrosë së kryeqytetit të Serbisë do të ketë dy linja me gjatësi respektivisht 22 km e 19.8 km ku do të integrohen gjithashtu katër rrjete urbane hekurudhore. Qeveria serbe pritet të nisë sivjet punën për projektin e vonuar. Stacioni kryesor hekurudhor i Beogradit, Prokop












































