U thirr në Prokurori si i pandehur bashkë me Bashën, reagon Arben Ristani

0
354

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristanin ka reaguar pasi u njoftua se është marrë si i pandehur nga Prokuroria për çështjen e lobimit rus.“Kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe, akuzohem se në deklarimin që PD ka bërë në KQZ, nuk janë pasqyruar të dhëna të vërteta, unë po them që nuk kam firmosur dhe as vulosur asnjë lloj dokumenti. Në mënyrë të habitshme, joligjore, dhe jologjike përmendet emri im në këtë çështje, është një dashakeqësi idiote. Shkuan deri aty sa thanë që është falsifikim i një mosveprimi, një vepër të tillë nuk mund ta mendojë as një person që nuk është mirë nga gjendja mendore”, tha Arben Ristani në intervistë në Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here