Del nga reanimacioni prokurori Ndoja, ja kush i shkon menjëherë për vizitë (Si paraqitet gjendja shëndetësore e tij?)

0
458

Nga informacionet e fundit në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Shkozet të Durrësit është dalja nga reanimacioni i prokurorit Arjan Ndoja, të cilit iu bë dje atentat. Ndoja është transferuar në një prej dhomave të pavionit.

Mësohet se prokurorit i kanë shkuar për vizitë familjarët e të afërmit. Burime nga spitali i Durrësit bënë me dije se gjendja shëndetësore e Ndojës paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht në spital ndodhet edhe miku i tij Pëllumb Muharremi, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit, ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku, është shtruar tek Trauma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here