Egjipt, krye-arleologu: Mbretëresha Nefertiti mund të jetë një nga dy mumjet e gjetura

0
453

Një nga arkeologët drejtues të Egjiptit tha sot se mbretëresha Nefertiti mund të jetë një nga dy mumjet e gjetura së fundmi, dhe me teknikat e reja të ADN-së do të kryhet identifikimi i mumjeve të gjetura në Luginën e Mbretërve. Dr Zahi Hawass tha se gërrmimet kishin nisur në një vendndodhje të re në kërkim të tumës së  mbretëreshës Nefertiti dhe mbretëreshës Ankhsenamun, gruaja e perandorit Tutankhamun.    “me teknikat moderne të ADN ne po ekzaminojmë dy mumjet femra mbretëresha një prej të cilave është mundësisht mbretëresha Ankhesenamun.  “Ne dyshojmë se e dyta është Nefertiti.” 

 Testet e ADN tregojnë se një nga mumjet është nëna e dy fetuseve të gjetur pranë tyre pro arkeologët ende nuk kanë konfirmuar se bëhet fjalë për mbretëreshën Ankhsenamun.  Nefertiti, e cila ka vdekur më 1331 p.e.s. besohet se është varrosur në një tumë gjigande pranë një dere të fshehtë në tumën e mbretit Tutankhamun.  Por vitin e kaluar autoritetet egjiptiane njoftuan se pas analizave të gjera me valë, nuk ekziston dhomë e fshehtë në tumën e perandorit. Duke folur për shtypin mbi Tutankhamun, Dr Hawass tha: “Të gjithë më pyesin nëse Nefertiti është varrosur në tumën e Tutankhamun dhe përgjigja është jo.”  “Kemi gërrmuar në anën tjetër të murit në tumën e Tutankhamun për të parë nëse kishte shtesa, por nuk kishte asgjë”.Njoftimi i Dr Hawass të tridhjetë arkivoleve të lashtë me zbukurime, që besohet t’i përkasin priftërinjve të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here