Atentati në Durrës, Forcat RENEA ndalojnë një të dyshuar (DETAJE)

0
497

Atentati me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ka vendosur në lëvizje forcat Renea. Mësohet se reparti i forcave speciale ka ndaluar një person si të dyshuar, që ka ndjekur makinën para atentatit. Paralelisht, mësohet se kanë nisur kontrollet në Shijak, Sukth, si dhe në disa lagje të Durrësit, pasi mendohen si pika ku mund të jenë fshehur autorët e krimit.

Arjan Ndoja ndodhet momentalisht në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Prokurori ishte duke lëvizur pasditen e sotme me makinë në mbikalimin e Shkozetit, kur u qëllua 15 herë nga një makinë tip Fuoristrade. Në makinën me  targa AA 333 ZD ndodheshin edhe dy burra të tjerë, prej të cilëve u identifikua Land Muharremi, një emër i njohur ky për policinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here