Itali, Matteo Salvini fiton zgjedhjet historike në Umbria

0
391

Politikani Matteo Salvini i së djathtës ekstreme ka shënuar fitore historike në zgjedhjet e rajonit qendror italian Umbria, i cili është për gjysmë shekulli qeverisur nga e majta. Sipas agjencisë italiane ANSA, Donatella Tesei, kandidate e koalicionit të qendrës së djathtë të kryesuar nga Salvini, të dielën fitoi 57 për qind të votave, para Vincenzo Bianconi, kandidat i koalicionit të qendrës së majtë, e cila aktualisht po qeveris Italinë. Në zgjedhjet e mëparshme rajonale të Umbrias në vitin 2015, qendra e majtë fitoi me 57 për qind ndërsa kandidati i qendrës së djathtë mori 39 për qind. Duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve sot herët në mëngjes, Salvini në Twitter tha: “Banorët e Umberias u dhanë një leksion të mirë atyre që talleshin me popullin italian”, duke iu referuar koalicionit qeverisës të qendrës së majtë. Ai tha se qeveria aktuale nuk përfaqëson italianët dhe vendit i duhen zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë të jetë e mundur. Salvini në gusht shkaktoi një krizë qeveritare dhe koalicioni midis Partisë së tij Liga dhe populistit Lëvizja “Pesë Yje” (M5S) përfundoi. Pastaj, M5S në shtator formoi një koalicion të ri me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, i cili po qeveris Italinë që nga ajo kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here