Në dosjen voluminoze të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri rezulton edhe biseda telefonike e xhaxhait të tij Kujtim Tahiri me Artan Habilajn.
“Shtetasi Kujtim Tahiri rezulton nga aktet e fashikullit gjyqësor se ka ndërmjetësuar edhe një takim mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe shtetasit Artan Habilaj në shtator 2017. Nga përgjimi i numrit telefonik të Artan Habilajt, rezulton se më datë 17.09.2017 shtetasi Kujtim Tahiri telefonon shtetasin Artan Habilaj dhe i thotë se kërkonte ta takonte personi të cilin gjykata e identifikon me emrin e fëmijës së personit dhe mbiemrin ‘i madh’.
Në citimin e mëposhtëm gjykata jep vetëm inicialet e emrit të fëmijës së të pandehurit Saimir Tahiri, për shkak se është i mitur por në përgjim emri përmendet i plotë, thuhet në dosjen e krimeve të rënda, ndërsa më poshtë zbardhet biseda në fjalë.
Siç rezulton nga përgjimi i fundit, të nesërmen e takimit, Artan Habilaj, në një bisedë të kryer me një person të paidentifikuar, konfirmon takimin në fjalë ku kishte qenë me Kujtimin në Tiranë.