Senati amerikan ka ratifikuar sot Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votua pro anëtarësimit, dy senatorë kanë votuar kundër, ndërsa 14 të tjerë nuk votuan fare.
Shtetet e Bashkuara tashmë i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në aleancën paqeruajtëse, siç është NATO.
