Publikohet dokumenti, Parlamenti Evropian jep alarmin, nisin lëvizjet pas bllokimit të negociatave nga Franca

0
385

Parlamenti evropian ka kërkuar miratimin e një rezolutë për bllokimin e negociatave nga kjo e fundit pas vetos që Franca dha për mos-hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në dokumentin e Parlamentit Evropian thuhet se refuzimi i hapjes së negociatave mund të sjellë destabilitet jo vetëm tek dy vendet por në të gjithë rajonin.

Më tej thuhet se:

“Shprehet keqardhja për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si rolit që Presidenti i Francës dhe vendet e tjera patën në këtë vendim”.

Gjithashtu i bëhet thirrje këshillit që të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas rregullave.

Rezoluta e PE e cila u formulua të martën, pritet të ndryshojë të mërkurën. PE nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here