Shkoi të merrte ushqimet në fshat, dalin detajet e rënda si u vra 55-vjeçari në Shkodër

0
319

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 55-vjeçarit Arraj në Shkodër ditën e sotme.

Sipas Neës24, viktima Lazër Arraj u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Kanë qenë të afërmit e tij ato që kanë parë 55-vjeçarin të shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete dhe më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë e Shkodrës.

“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Një apo disa persona e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur”-tha ndër të tjera gazetari Nikshiqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here