Paralajmërimi “bombë” i Aleksis Tsipras: Ju tregoj se çfarë ndodh me Shqipërinë dhe Maqedoninë nëse nuk hapen negociatat

0
390

Ish-kryeministri Aleksis Tsipras, në fjalimin e tij në mbledhjen e Partisë Socialiste Evropiane, pasi ka folur për raportet e marrëdhënieve me Turqinë dhe zbatimin e embargos së armëve, i është referua perspektivave të pranimit të Ballkanit Perëndimor.

“Dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dëmton shumë besueshmërinë dhe fuqinë e BE-së dhe forcon forcat nacionaliste dhe destabilizimin e Ballkanit”, tha ai.

Në këtë kontekst, ai shprehu mendimin se Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë duhet t’iu jepet drita jeshile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here