Pas arrestimeve që ndodhën mbrëmjen e djeshme banorët e ‘’Unazës së Re’’ kanë paraqitur kërkesë për të mbajtur protestën e radhës.
Këtë herë ata do të zhvendosen te komisariati nr.6 për të kërkuar lirimin e 25 protestuesve që u arrestuan mbrëmjen e djeshme në protestën kundër shembjes së banesave.
“Nuk tërhiqemi edhe po të na arrestojnë të gjithëve”, thuhet në kërkesën e banorëve.
Prezenca e policisë te zona e “Unazës së Re” (Astiri) është shtuar shumë në dy ditët e fundit. Mbrëmjen e djeshme u arrestuan 25 veta, mes tyre dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu për organizim tubimi të paligjshëm, mosbindje ndaj policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

