Një ditë më parë Dritan Haxholli mbeti i vrarë në shtëpinë e Marsida Qatajt pas një përplasje me armë. Sot ka folur me mediat nipi i Dritani, i cili ka treguar se Marsida së bashku me policin e Burgjeve, kishin njohje me Dritanin dhe kanë shkuar disa herë tek shtëpia e nënës së viktimës.
“Te tre frekuentohesh, Bledari, Marsida dhe Dritani kanë shkuar disa herë te shtëpia e nënës së Dritanit. Xhaxhai im nuk kishte nje plumb por dy, një në faqe dhe një në kraharor.
“Si polic nëse kishte një informacion të tillë duhet të njoftonte eproret e mos ta zgjidhte i vetëm, me armë jashtë shërbimit, nëse i kanë gjetur edhe drogë siç thane, një e vërtetë duhet të dalë.
E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat. Në atë orar e ka pasur jashtë orarit të punës.
Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë unë nuk ndihem i sigurt”, shprehet nipi i Dritanit.