Google search engine
Home Aktualitet Nuk ndalen arrestimet në ‘Unazën e Re’/ Bllokuan rrugën, vihen në pranga...

Nuk ndalen arrestimet në ‘Unazën e Re’/ Bllokuan rrugën, vihen në pranga edhe 3 protestues të tjerë (DETAJE)

0
356

Mëngjesin e sotëm është rritur numri i të arrestuarve në zonën e Unazës së Re.

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona që protestuan ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.

Kujtojmë se deri më tani ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve. Disa ditë më parë u vunë në pranga edhe tre protestues të tjerë gjë që solli irritimin e banorëve, të cilët sulmuan edhe efektivët te Drejtoria e Policisë në Tiranë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u shoqëruan 5 protestues dhe për këtë reagoi edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, teksa tha se duhet dialog dhe jo arrestime.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re. Dy ditë më parë u arrestuan dhe tre persona të tjerë për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor dënohet me burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here