Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj Florenc Çapjas. 4 muaj ju desh organit të akuzës të Elbasanit për të përfunduar hetimet dhe për të dërguar 39-vjeçarin në gjykatë si të pandehur. Prokuroria e Elbasanit ka ngritur dy akuza ndaj Florenc Çapjas, atë të “Vrasjes me paramendim”. Sipas prokurorisë 39-vjeçari dyshohet se në vitin 2006 tentoi të vrasë ish-efektivin e policisë Fadil Mema, shumë pranë banesës së këtij të fundit. Për këtë ngjarje, 39-vjeçari është arrestuar dy herë por është liruar sërish për mungesë provash. Në ditët në vijim, Gjykata e Elbasanit do të zhvillojë seancën paraprake dhe do të vendoset nëse Florenc Çapja do të merret apo jo si i pandehur. Florenc Çapja u arrestua në qershor të këtij viti në sajë të operacionit të koduar “Krasta”, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së mbetur në tentativë në vitin 2006. Prokuroria e Elbasanit e ka rihapur këtë hetim në vitin 2018. Nga hetimet e kryera, mësohet se autor i plagosjes së ish-shefit të qarkullimit rrugor Fadil Mema është Florenc Çapja. Në atë kohë Mema u plagos në sy të familjarëve të tij. Ndonëse Çapja u shoqërua disa herë në polici, në asnjë moment nuk iu pre urdhër arresti për mungesë provash. Dyshimet ishin se atentati ndaj Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i Fadil Memës, u akuzua për vrasjen e Sokol Çapjas, xhaxhait të Florenc Çapja duke nisur sagën e hakmarrjeve. Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ku kishte nisur jetën si shpërndarës gazetash.
Ngjarja dhe akuzat
Implikimi i Florenc Çapjas është zbardhur nga përgjimet e kryera ndaj tij prej vitesh. Bazuar në kërkesën e prokurorisë, gjykata ka caktuar masën arrest në burg për vrasje në paramendim të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Ngjarja për të cilën akuzohet Çapja ka ndodhur 13 vite më parë, e konkretisht më 30 janar të 2006-ës. Fadil Mema u plagos në sy të familjarëve të tij, ndërsa Florenc Çapja u shoqërua disa herë në polici, po ndaj tij nuk u ngritën akuza për mungesë provash. Dyshimet ishin se atentati ndaj Fadil Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i tij ishte i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapjas, xhaxhait të Florenc Çapjas. Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ku kishte nisur një jetë të re në vendin fqinj. Prokuroria sqaroi në Gjykatën e Elbasanit gjatë seancës se, masa e arrestit ndaj Çapjas është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në 2006, ndërsa hetimet vijojnë për të parë nëse 38-vjeçari ka qenë i përfshirë në vrasjen e Memës në Itali. Pasi dëgjuan palët, togat e zeza të qytetit bregdetar të Durrësit pranuan kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën “Arrest me burg”, për 38-vjeçarin. Florenc Çapja u arrestua në 14 qershor në kuadër të operacionit të koduar “Krasta”. Hetimi një-vjeçar ka zbuluar atentatin e bujshëm që ju bë në 30 janar 2006, ish-shefit të Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema. Për këtë ngjarje Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë arrestuar për herë të tretë, Florenc Çapjan, si personin kryesor që ka dashur të vrasë me armë Memën, teksa ky i fundit po hynte në banesën e tij që ndodhet përballë doganës së Elbasanit. Florenc Çapja u arrestua në 2006 po qëndroi vetëm 40 ditë në burg. Ndërkohë u arrestua sërish, 4 muaj pas lirimit nga qelia, por sërish ai u la i lirë nga Gjykata e Elbasanit. Tashmë Florenc Çapja është arrestuar për herë të tretë për tentativën e vrasjes së Fadil Memës në Elbasan, ngjarje për të cilën akuzohet për “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Elvis MYRTA