Vëllai i shefit të Sigurisë në Burgun e Durrësit Bledar Toçi i cili mbeti i plagosur sot në Kavajë, është arrestuar pas kontrollit të ushtruar nga policia. Kjo pasi në banesën e tij në lagjen nr.2, në katin e tretë të një pallati, u gjetën dhe sekuestruan 7 doza kokainë, të cilat ishin paketuar dhe gati për t’u shitur
Mësohet se vëllai i të plagosurit, Bernard Toçi ishte prej muajsh nën hetim nga autoritetet, pasi dyshohej si shpërndarës kokaine.








































