Shkarkimi i Metës, grupi i PS merr vendimin e rëndësishëm/ Zbulohet detyra që iu dha Ballës dhe porositë emergjente për deputetët

0
335

Kur ngelen edhe pak ditë nga publikimi i raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me verifikimin e veprimeve të presidentit Ilir Meta sa i takon zhdekretimit të 30 qershorit, grupi parlamentar i PS-së vjen me një vendim.

Gjatë mbledhjes së sotme, grupi i PS-së vendosi që mazhoranca të përfaqësohet nga Taulant Balla në mbledhjen e ‘Venecias’. Ky i fundit do të mbrojë kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta.

Mësohet se Taulant Balla gjatë fjalës së tij u ka kërkuar deputetëve të PS-së që të zbresin në terren ku të ndjekin nga afër problemet në zonat e prekura nga tërmeti.

Kujtojmë se në një raport paraprak, Komisioni i Venecias i cilësoi tejkalim kompetence kushtetuese veprimet e Metës në lidhje me datën e zgjedhjeve, vendim që shkaktoi debate të mëdha mes kampeve politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here