Transportonin emigrantë nga Belgjika për në Britani, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

0
468

Agjencia Kombëtare e Krimit në Londër ka vënë në pranga dy shqiptarë, pas një hetimi mbi një grup kriminal, të dyshuar për kontrabandimin e njerëzve në Britani, përmes kamionëve.

Dyshja Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç u mbajtën në paraburgim në pritje të ekstradimit në Belgjikë.

Dy shqiptarët akuzohen për ngritjen e një rrjeti trafikant në Mbretërinë e Bashkuar. Në një hoteli, në Ghent, ata grumbullonin emigrantët dhe më pas i transportonin  ata për në Britaninë e Madhe.

Emigrantët, që shumica ishin shqiptarë, paguanin deri në 15,000 euro për të kaluar në Britani.

Gjatë një operacioni policor, u bë e mundur kapja e 37 shtetasve shqiptarë në hotelin që shërbente si bazë grumbullimi.

“Të arrestuarit në Mbretërinë e Bashkuar tani do përballen me ekstradim në Belgjikë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë kolegët tanë belgë në hetimet e tyre. Kontrabandistët e njerëzve i trajtojnë njerëzit si një mall për t’u shfrytëzuar.  Ne jemi të vendosur ti hetojmë dhe ndalojmë këto rrjete që synojnë Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se në cilin territor funksionojnë”, – u shpreh Steve Reynolds, kreu i operacioneve të imigracionit për NCA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here