Rudina Hajdari: Reforma zgjedhore tashmë ka hyrë në shina, Basha del nga skena politike nëse bën pakt me Ramën

0
335

Situata politike në vend dhe kriza që e ka kapur atë ka bërë që palët politike të mos gjejnë ende një gjuhë të përbashkët për të zgjidhur këtë ngërç të krijuar prej shumë kohësh. Deputetja Rudina Hajdari komentoi ditën e djeshme situatën e rëndë politike në vend, por foli edhe për reformën zgjedhore. Në një intervistë televizive ajo deklaroi se reforma zgjedhore tashmë është futur në shina dhe duhet çuar sa më parë përpara. Hajdari theksoi se miratimi i reformës zgjedhore kërkon disa ndryshime të ligjit dhe Kushtetutës. “Reforma zgjedhore është futur në shina dhe tani duhet ta çojmë përpara. Shqiptarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin kandidatët që ndjehen të përfaqësuar. Strukturat aktuale nuk e lejojnë qytetarin të votojë kandidatin e duhur. Lista është e mbyllur. Reforma zgjedhore kërkon shumë ndryshim, të ligjit të Kushtetutës. Ka shumë punë, por tashmë është në shina. Në fillim ishin skeptik për reformën, por tashmë retorika është ndryshe”, u shpreh Rudina Hajdari. Më tej deputetja foli edhe për veprimet e opozitës jashtë parlamentare si dhe për një marrëveshje të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha. Sipas Hajdarit, një “17 maj” i dytë do të nxirrte përgjithmonë nga skema politike kryeopozitarin, pasi të gjithë demokratët janë kundër kësaj marrëveshje. Hajdari u shpreh më tej se opozita jashtëparlamentare duhet të pranojnë deputetët e rinj, në mënyrë që të ecin përpara në reformat e ndërmarra. “Partitë jashtë Parlamentit duhet të jenë koshiente për gabimin që kanë bërë dhe të pranojnë opozitën brenda parlamentit për të ecur përpara. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u dhënë zgjidhje gjërave që u interesojnë shqiptarëve. Një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës do të ishte fundi për kreun e PD, pasi ai ka bërë disa premtime dhe të mos i plotësosh ato është e gabuar. Një marrëveshje 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here