Google search engine
Home Politike Drejtesi “Nuk keni parë gjë akoma”, Tahiri nxjerr foton me Ramën në mes...

“Nuk keni parë gjë akoma”, Tahiri nxjerr foton me Ramën në mes të gjyqit dhe jep mesazhet e koduara: Ai ka qenë ‘shefi im i madh’!

0
384

Ka përfunduar pas rreth dy orësh seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa kjo e fundit pritet të japë vendimin final në orën 16:00.

Gazetarja Klodiana Lala tha se ish-ministri Tahiri ka shfaqur në sallën e gjyqit disa faqe të printuara të gazetave dhe portaleve, ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama, duke dhënë arsyet, pse sipas tij, asnjëri nuk janë “shefi i madh”, siç del në përgjimet e Prokurorisë.

Sipas gazetares Lala, ish-ministri ka thënë në gjyq se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për “shefin e madh”, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim, dhe me t’u kthyer’, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me Ramën dhe qeverinë.

Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare.

“As unë dhe as Rama nuk mund të jemi ‘shefi i madh’, por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”, ka thënë Tahiri para trupës gjykuese.

Më tej, gazetarja Lala tha se Tahiri përçoi edhe disa mesazhe të koduara, që duket se janë për anëtarët e qeverisë, teksa tha “nuk keni parë gjë akoma”, apo “nuk ka bir…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here