Edhe pak orë na ndajnë nga vendimi i rëndësishëm që mbyll gjithçka, Tahiri pritet me puthje e përqafime, reagojnë qytetarët: Ji krenar, kush punon dënohet! (Foto+VIDEO)

0
322

Me puthje e fjalë për t’i dhënë kurajo është pritur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ka dalë nga Gjykata për Krime të Rënda, në pritje të vendimit për fatin e tij nëse do të dënohet apo do të shpallet i pafajshëm. Ishin qytetarë të shumtë të cilët e kanë pritur me përqafime, mbështetës të tij, duke i thënë: Të jesh krenar. Parimi është kush punon dënohet! Më tej, Tahiri nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, duke e pritur me heshtje vendimin ndaj tij, por ka dalë i qeshur nga ambientet e gjykatës, dhe së bashku me disa gazetarë dhe avokatin e tij është ulur të konsumojë një kafe pranë ambienteve të Gjykatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here