Ndihmuan të arratisej autorin që plagosi vëllain e kryebashkiakut socialist dhe fshehën provat, arrestohen 2 persona (DETAJE)

0
483

Arrestohen dy persona për plagosjen e vëllait të kryetarit të bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Blutë bëjnë me dije se janë vënë në pranga pronari i lokalit ku ndodhi plagosja dhe bashkëpunëtori i autorit.

Pronari i lokalit me iniciale D.Ç. fshehu provat nga vendi i ngjarjes, ndërsa i arrestuari tjetër 24 vjeçari D.S. ndihmoi autorin Ilir Dani të largohej nga vendngjarja

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të djeshëm këta persona u konfliktuan me Vangjel Allën në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës.

Nga konflikti u plagos me armë zjarri 41-vjeçari Alla, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, autorët u larguan nga vendngjarja, por janë sot janë kapur dy bashkëpunëtorët e tij dhe po punohet për kapjen e Danit, i cili njihet si person me precedent kriminal të mëparshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here