Deti i Kinës Jugore, Pekini lëshon anijen e re kolosale për të trembur rivalët

0
301

Pekini ka njoftuar se do të lëshojë së shpejti një anije kolosale transporti në Detin e Kinës Jugore, për transportin e materialeve të ndryshme në ishujt e kontestuar për të cilat ankohet SHBA. Agjencia shtetërore kineze e lajmeve tha se anija e transportit  Sansha 2  ka përfunduar testimet në gusht dhe mudn të mbulojë “të gjithë detin e Kinës Jugore”. Anija e re do të mund të zhvendosë 8,000 ton dhe do të ndihmojë me detyrat civile dhe ushtarake.Ajo raportohet se përshkon 60 000 kilometra pa u furnizuar dhe mban 400 njerëz, që e bën të përshtatshme për ekskursione dhe misione në këto ujëra. Avancimet teknologjike kanë bërë që brenda 11 mjetet të transportojnë nga një maksimum prej 2,540 ton në 8000. Lëvizja për prezantimin e anijes nuk është e qartë por ekspertët politikë thonë se supet-mjeti është një shfaqje superioriteti ndaj pretendimeve të vendeve të tjera për ishujt e kontestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here