Delegacioni i Komisionit të Venecias zbarkon në Tiranë, zbardhet kalendari i takimeve për ditën e nesërme

0
300

Pas mbërritjes në Tiranë të delegacionit të Komisionit të Venecias, në një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbi vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale është bërë publik kalendari i takimeve mbi ditën e nesërme, ekzaktësisht të martën e 10 shtatorit.

Kështu, në një njoftim për mediat, thuhet se nga 9:00-9:55 takimi do të realizohet me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballën dhe deputetë anëtarë të Grupit.

Më pas, në intervalin kohor 10:00 – 10:55, takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Rudina Hajdari, Nimet Musai, Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve.

Në fund, nga ora 11:00 në 11:55, me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Siç ju kemi bërë me dijeni edhe më parë, çfarë vihet re është fakti se në agjendë nuk është parashikuar takim i delegacionit me opozitën jashtëparlamentare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here