Google search engine
Home Sport Edhe Granit Xhaka lë Zvicrën: Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli

Edhe Granit Xhaka lë Zvicrën: Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli

0
379

Granit Xhaka është duke planifikuar që të marrë disa ditë pushime dhe të shkëputet nga futbolli. Arsyeja? Gjithçka lidhet me familjen e tij, pasi e fejuara, Leonita, do sjellë në jetë një fëmijë dhe Graniti do bëhet baba. Lindja e fëmijës parashikohet të ndodhë në mes të tetorit, atëherë kur edhe do luhen ndeshjet e radhës së kombëtareve për eleminatoret e Europianit. Kështu, ai mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Petkoviç gjatë kësaj periudhe, ndërsa mund të mungojë edhe në disa ndeshje me Arsenalin. Xhaka u shpreh: Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here