Në qytet, prej kohësh atij i thërrasin “Suarez”. Kjo pasi djali nga Librazhdi ka ngjashmëri të madhe me yllin uruguaian e të Barcelonës, Luis Suarez. Media botërore kanë gjetur sozitë e lojtarëve të tjerë të klasit botëror, si Messi, Ibrahimovich, Ronaldo, apo dhe shumë personaliteteve dhe yjeve të tjerë në botën e sportit e më gjerë. Sakaq, në rrjetet sociale prej ditësh po qarkullon sozia e Luis Suarez, i cili ka habitur tifozët e futbollit për nga ngjashmëria që ka djali nga Librazhdi me yllin e Barçës. Nëse nuk e dalloni dot se kush është Suarez dhe sozia, në fotogalerinë sozia e tij është djali i veshur sportiv. Me siguri, edhe vetë Suarez do të ishte çuditur nga ngjashmëria e tij me djalin nga Librazhdi, i cili ndryshe nga ylli katalanas që shkëlqen në arenat botërore të futbollit, ai luan ndonjëherë kalçeto me shokët e tij. Po ashtu ka edhe privilegjin të thirret “Suarez”.










































