Restortet në jug sa vijnë dhe po shtohen si kërpudhat pas shiut. Bashkë me to edhe rritja e çmimeve, apo çmimet ekstra janë bërë të pashmangshme.
I tillë është edhe rasti që na paraqet një turiste në Dhërmi, sa i përket shërbimeve në një resort të ri.
Turistja shprehet se për vajin e ullirit në tryezë dhe për 4 feta bukë klasike kishte paguar ekstra (cover) 150 lekë për person. Duke qenë se në tavolinë kanë qenë 3 persona totali për vajin dhe bukën ka shkuar 450.
Turistja shkruan:Që për vajin e ullirit që është në tryezë dhe për 4 feta bukë të marra nga marketi, as jo të bëra vet për 3 persona duhej të paguaje tarifë që e quanin cover. 450 lekë të vjetra për 3 persona. Thjeshtë na çuditi sepse menduam që ishte bakshish.