Doli lajmi se u arrestua në një lokal në ish-Bllok, reagon për herë të parë DJ Vin Veli

0
366

DJ Vin Veli ka reaguar pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij. Në një status në Instastory, Veli ka publikuar një foto ku u uron të gjithëve një mëngjes të mbarë dhe shkruan se lajmi për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.

“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin, Zoti qoftë me ju,”– shkruan DJ i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Artvin Veli.

Mëngjesin e sotëm u publikua lajmi për arrestimin e Velit. Nuk ka pasur një reagim nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here