“Killerat” e Fushë-Krujës, ekzekutimi i Santiagos me dy kallashë, detaje të reja nga ngjarja makabre në Tiranë, ja ku dyshon prokuroria

0
372

Makina u vodh në Lezhë, targat në Krujë. Atentati mafioz ndaj Santiago Malkos dyshohet se kishte kohë që ishte organizuar. Por për realizimin e tij, organizatorët kanë porositur vrasës me pagesë. Këto janë konkluzionet në të cilat ka dalë grupi hetimor, pas 3 ditë hetimesh intensive për të zbardhur vrasjen e ish-efektivit të policisë. Hetimet kanë zbuluar se makina nga u qëlluan mbi ish-policin dhe që u gjet e djegur në fshatin Ferraj, në periferi të Tiranës, rezulton e vjedhur në Lezhë në muajin Shkurt. Për të shmangur kërkimet për këtë mjet, autorët i kishin vendosur targa të tjera, të cilat, sipas hetuesve janë vjedhur në muajin Mars në zonën e Krujës. Ndaj 26 vjeçarit dyshohet se është qëllur nga dy armë kallashnikov që janë gjetur në makinën e djegur në kodrat e fshatit Ferraj po atë natë. Këto detaje të siguruara deri tani nga grupi hetimor i kanë shtuar dyshimet e policisë dhe prokurorisë, se grupi që ekzekutoi 26-vjeçarin në zonën e Porcelanit, mund të jetë nga zona e Krujës. Nga kjo zonë ka dyshime se janë edhe autorë atentatesh të tjerë të pazbardhur, siç është rasti i vrasjes së bankierit Artan Santo, vrasësit e të cilit u zhduken pikërisht me një motor, në afërsi të Fushë Krujës. Hetuesit janë në pritje të përfundimit të ekspertizës së armëve të gjetura në mjetin e djegur dhe disa provave që janë gjetur aty. Gjithashtu, celulari i viktimës konsiderohet provë e rëndësishme, pasi mund të përftohen biseda të cilat mund të hedhin dritë mbi konflikte të mundshme të Santiago Malkos. Pistat kryesore hetimore janë konfliktet e mëparshme që ka pasur viktima dhe ngjarje të tjera kriminale të kohëve të fundit, në të cilat dyshohet se ai ka qenë i përfshirë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here