Pra të gjithë e dimë edhe gratë ashtu si burrat masturbohen.
Por çfarë mendojnë gratë gjatë masturbimit?
Nga një studim i kryer nga Tenga (kompani japoneze që ofron produkte masturbimi), është zbuluar se pjesa më e madhe e grave e arrijnë orgazmën vetëm falë asaj për të cilën mendojnë. Rreth 54% e rasteve të marra në shqyrtim kanë pranuar se gjatë masturbimit mendojnë fantazi të ndryshme seksuale.
Deri këtu asgjë nuk është e re, por cilat janë këto fantazi seksuale?
Mesa duket videot porno janë më shumë një lojë për meshkujt, kështu që femrat preferojnë t’i krijojnë vetë në mendjen e tyre nxitjet seksuale.
Pjesa më e madhe e femrave mendojnë kryesisht për eksperiencat e shkuara seksuale, për partnerët dhe momentet perfekte të së shkuarës. Një pjesë më e vogël individësh masturbohen duke lexuar histori erotike, ndërsa një pjesë akoma më e vogël vetëm duke dëgjuar muzikë.
Gjithashtu femrat janë shumë më të priruara drejt përdorimit të lodrave të seksit, tendencë që nuk është shumë e zhvilluar tek meshkujt.